Napoli shfaq interesim për talentin kosovar

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 09:36 | Nga

Pas shkëlqimit të Elseid Hysajt, skuadra e Napolit ka shfaqur interes për një tjetër futbollist shqiptar. Bëhet fjalë për sulmuesin e përfaqësueses se Kosovës, Arbër Zeneli.

Mediat italiane, pranë klubit napolitan, raportojnë se 22 vjeçari, i cili aktivizohet tek Herenven në kampionatin holandez, është në listën e dëshirave të klubit të Napolit duke hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm gjatë këtij tregu të transferimeve.

Drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, e ka ndjekur Zenelin gjatë gjithë sezonit dhe për të ai është një lojtar tepër i vlefshëm.

Në sezonin e shkuar, sulmuesi shqiptar realizoi gjashtë gola dhe pesë asiste në 29 takime si titullar.

Herenveni e mbylli këtë sezonin në vendin e nëntë në renditje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme