Napoli starton me fitore – Hysaj luan, Rrahmani në stol

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Napoli ka fituar 2:0 ndaj Parmas në hapje të edicionit të ri në Serie A. Ndeshja u luajt të dielën, ndërsa Parma ishte vendase.

Te Napoli tërë ndeshjen luajti kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj. Ndërkohë Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës, qëndroi në stol.

Te Parma në stol qëndruan Kastriot Dermaku e Redi Kasa.

Dries Mertens dhe Lorenzo Insigne shënuan golat e fitores.

Të ngjashme