Nasri do të largohet nga City, por nuk do të qëndrojë te Sevilla

Prishtinë | 27 Mar 2017 | 15:03 | Nga

Karriera e Samir Nasrit te Manchester City ka marrë fund, ndërsa qëndrimi i tij te Sevilla duket se nuk do të ndodhë.

Sipas Goal, francezi nuk do të kthehet më në Etihad Stadium, pasi klubi që e pronëson do t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin.

Edhe pse Pep Guardiola kishte thënë se mund ta kthejë lojtarin në skuadër, Nasri nuk bën pjesë në planet e Cityt për sezonin e ri.

Sevilla e ka opsionin e blerjes për 25 milionë euro, mirëpo qëndrimi i përhershëm i tij në Ramon Sanchez Pizjuan duket se nuk do të ndodhë.

Kjo për faktin se paga e Nasrit te City është shtatë milionë euro, ndërsa klubi spanjoll nuk do ta paguajë atë shifër.

Për më shumë, gjasat janë të mëdha që andaluzianët ta transferojnë Jesus Navasin gjatë verës

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme