Navas pas humbjes tronditëse të Realit: Është e qartë se na mungon Ronaldo

Prishtinë | 03 Tet 2018 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Portieri i Real Madridit, Keylor Navas, e ka pranuar se kampionëve në fuqi të Evropës është duke u munguar ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili u transferua në Juventus gjatë afatit kalimtar të verës.

Real Madridi u mposht si mysafir në ndeshjen kundër CSKA Moscow. Ndeshja, e vlefshme për grupin G të Ligës së Kampionëve, përfundoi me rezultat 1-0, dhe për momentin madrilenët radhitën në pozitën e tretë në këtë grup, transmeton Gazeta Express.

Përderisa Navasi është duke tentuar ta lë Ronaldon në të kaluarën, ai e pranon se Real Madridi nuk ka asnjë lojtar që mund ta zëvendësojë portugezin.

“Cristiano ka vendosur standard shumë të lartë në Real Madrid. Nuk mund ta mbulosh diellin më një gisht”, është shprehur Navasi pas disfatës që pësoi skuadra e tij.

“Ai shënoi shumë gola gjatë kohës kur ishte këtu, por tanimë kjo është në të kaluarën dhe ne nuk mund të vazhdojmë të jetojmë në të kaluarën”.

Ronaldo u transferua në Juventus në korrik për 112 milionë euro, pasi kishte shënuar një numër të jashtëzakonshëm të golave, si 44 gjatë sezonit të kaluar. Përkundër që iu largua një golashënues i tillë, Real Madridi nuk e vlerësuan të nevojshme ta zëvendësojnë atë me një sulmues tjetër.

Mungesa e golave të shënuara nga Ronaldo tani është e vërejtshme, pasi që është hera e parë që nga viti 2007 që Real Madridi nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në tri ndeshje radhazi. /Gazeta Express/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme