NBA: Fitojnë Dallas, Boston dhe Memphis

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 13:58 | Nga Ekonomia Online

Janë zhvilluar edhe nëntë super-ndeshje gjatë mëngjesit të sotëm në ligën elitare të basketbollit, NBA.

Në përballjen mes Dallas Mavericks dhe New Orleans Pelicans, që përfundoi me fitoren 127-123 të skuadrës teksane, në kohën shtesë, të gjithë prisnin me shumë interes sfidën brenda sfidës mes Luka Doncic dhe Zion Williamson.

Talenti slloven nuk zhgënjeu, regjistroi “triple double” e 22-të sezonal, duke shënuar 22 pikë, rikuperuar 17 topa dhe dhënë 10 asistimee. Shifra që nuk i ka arritur askush si ai te Mavericks (ka parakaluar edhe Jason Kid).



D’Angelo Russell: 19 PTS, 4 3PM
Naz Reid: 16 PTS, 11 REB

View image on Twitter



Seth Curry: 21 PTS, 6 3PM
Tim Hardaway Jr: 18 PTS
Brandon Ingram: 27 PTS
Lonzo Ball: 25 PTS, 7 3PM
Zion Williamson: 21 PTS

View image on Twitter

Ndërkohë, zgjedhja e parë e draftit e mbylli takimin me 21 pikë. Nuk munguan protagonistët e tjerë: Kristaps Porzingis, me 34 punti e 12 “rebound”, Seth Curry me 21 pikë dhe Brandon Ingram e Lonzo Ball, respektivisht me 27 dhe 25 pikë.

Fitore për Oklahoma City Thunder ndaj Detroit Pistons 107-114, me Shai Gilgeous-Alexander autor i 27 pikëve, ndërsa Dennis Schroder shtoi edhe 23 pikë të tjera për Thunder. Të padobishme për Pistons 29 pikët e Christian Wood.

Pas një pjesë të parë shtrëngo dhe lësho, Milwaukee Bucks fituan 119-100 ndaj Indiana Pacers, duke dominuar në çdo aspekt në dy periodat e fundit. Giannis Antetokounmpo rrëmbeu skenën me 29 pikë dhe 12 “rebound”, ndërsa për Pacers më i miri rezultoi T.J. Warren me 18 pikë





Semi Ojeleye: 22 PTS, 5 3PM
Marcus Smart: 18 PTS
Collin Sexton: 41 PTS (career-hig

View image on Twitter



Khris Middleton: 20 PTS, 8 REB
Donte DiVincenzo: 19 PTS, 3 3PM
Eric Bledsoe: 16 PTS, 7 AST

View image on Twitter

Fitore në transfertë për Boston Celtics 106-112 ndaj Cleveland Cavaliers me 32 pikë të Jayson Tatum, që realizon më shumë se 30 pikë për të pestën ndeshje radhazi. Nuk shërbyen për asgjë për Cavaliers 41 pikët e Collin Sexton.

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers-Boston Celtics 106-112

Detroit Pistons-Oklahoma City Thunder 107-114

Milwaukee Bucks-Indiana Pacers 119-100

Miami Heat-Orlando Magic 116-113

Brooklyn Nets-Memphis Grizzlies 79-118

New York Knicks-Utah Jazz 104-112

Minnesota Timberwolves-Chicago Bulls 115-108

Dallas Mavericks-New Orleans Pelicans 127-123

Të ngjashme