NBA: Kampionët më në fund e arrijnë fitoren pas 5 humbjeve radhazi

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Pas një krize rezultatesh, Milwaukee Bucks u rikthye te fitorja në NBA duke i dhënë fund ecurisë negative prej 5 humbjesh në 6 ndeshjet e fundit me suksesin në udhëtim ndaj Philadelphia 76ers me rezultatin 118-109.

Një fitore nën shenjën e grekut Giannis Antetokounmpo për kampionët në fuqi të NBA të cilët iu falën 31 pikëve por edhe 16 reboundeve dhe 4 asisteve të liderit të tyre.

U kthye te fitorja pas dy humbjesh rresht edhe Utah Jazz që mposhti me rezultatin 110-98 Atlanta Hawks duke thelluar krizën e skuadrës nga Georgia që pësoi humbjen e 5-të radhazi.

Më i miri për skuadrën nga Salt Lake City ishte Donovan Mitchell me 27 pikë. 27 pikët e Damian Lillard ndërkohë nuk mjaftuan për Portland Trail Blazzers që u mposhtën në Staples Center nga Los Angeles Clippers 117-109.

Për kalifornianët spikatën Paul George me 24 pikë dhe Reggie Jackson me 23 pikë.

Të ngjashme