NBA: Lakers rikthehen te fitorja

Prishtinë | 09 Shk 2020 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Los Angeles Lakers rikthehet menjëherë te fitorja dhe e bën diçka të tillë në sfidën ndaj Golden State Warriors.

Një sukses i ngushtë i skuadrës kaliforniane me shifrat 125-120 në Chase Center në San Francisco. Anthony Davis ishte basketbollisti më i mirë mbi parket me 27 pikë 10 rebound dhe 4 asiste, paraqitje kjo që ndihmoi Lakers të koleksiononin suksesin e 39-të sezonal ndërkohë që Warriors pësuan disfatën numër 41-të.

Skuadra e momentit në NBA është padiskutim Toronto Raptors. Kampionët në fuqi koleksionuan suksesin e 14-të rresht pasi mposhtën me rezultatin minimal 119-118 Brooklyn Nets.

VanVleet me 29 pikë ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Warriors ndërkohë që diferencën në këtë sfidë e bëri loja në grup e skuadrës kanadeze pasi plot 5 basketbollistë të Raptors kapën një kuotë pikësh me dy shifrat duke bërë të pavlefshme edhe paraqitjen spektakolare të LeVert për Brooklyn, autor i 37 pikëve.

Me 31 pikë të Hield dhe 25 të Barnes, Sacramento Kings mposhti lehtësisht San Antonio Spurs me rezultatin 122-102.

Pavarsisht mungesës së Luka Doncic, Dallas Mavericks regjistroi një fitore të lehtë pasi mposhti me rezultatin e thellë 116-100 Charlotte Hornets në parketin e këtyre të fundit. Më i miri mbi parket për Dallas në këtë sfidë ishte Curry me 26 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme