NBA mendon të zhvendos ndeshjet në qytete që nuk janë prekur nga koronavirusi

Prishtinë | 11 Mar 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Krerët e ligës së basketbollit NBA janë duke shqyrtuar mundësinë që të zhvendosin ndeshjet në qytete që ende nuk janë prekur nga koronavirusi në SHBA, ka njoftuar ESPN të mërkurën, transmeton Koha.net.

Po ashtu po shqyrtohet mundësia edhe që të luhen ndeshjet pa shikues apo të shtyhen ndeshjet në një afat të pacaktuar.

Të premten NBA kishte paralajmëruar klubet të nisin të zhvillojnë plane në rast se bëhet e nevojshme që të luhen ndeshjet pa shikues.

Më herët javën e kaluar, NBA udhëzoi lojtarët që të mos përshëndeten me tifozët nga afërsia.

Të ngjashme