NBA: Warriors fitojnë ndaj Raptors, barazohet seria finale

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 10:27 | Nga Ekonomia Online

Çfarë dueli mes Golden State Warriors dhe Toronto Raptors në finalen e madhe të NBA. Në përballjen e dytë të zhvilluar në “Scotiabank Arena” të Torontos, kampionët në fuqi arritën të triumfonin me vështirësi 104-109, duke barazuar serinë 1-1, çka u jep avantazh për dy takimet e radhës që do të zhvillohen në Oakland.

Skuadra e drejtuar nga Steve Kerr ia doli përballë kampionëve të Lindjes edhe pa Kevin Durant, që vazhdon të qëndrojë në infermieri, por shqetësuese mbetet gjendja fizike e Klay Thompson, që u largua nga parketi me probleme në bicepsin femoral.

Raptors e nisën mirë takimin, duke kryesuar madje deri +12 pikë në mesin e periodës së dytë, por edhe në këtë rast diferencën e bëri përgatitja psikologjike e kampionëve në fuqi, që arritën të kthenin lojën në krahun e tyre dhe falë një trepikëshi të Iguodalas 6 sekonda para rënies së sirenës, që e çoi rezultatin 104-109, shuan shpresat e vendësve për të marrë fitoren e dytë në shtëpi.

Spikati për Raptors edhe në këtë takim Kawhi Leonard me 34 pikë, 3 asiste dhe 14 rikuperime, fatkeqësisht pa mundur t’i gëzohej fitores, ndërsa për Warriors më të mirët rezultuan Klay Thompson dhe Stephen Curry, respekivisht me 25 dhe 23 pikë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme