NBA zyrtarisht legalizon përdorimin e marihuanës gjatë sezonit të ardhshëm

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Liga më e fortë e basketbollit në botë – NBA, ka legalizuar konsumimin e marihuanës për lojtarët, që do të thotë se nuk do t’i nënshtrohen testimeve për këtë substancë narkotike, ka bërë të ditur Adrian Wojnarowski.

Liga e NBA nuk e konsideron më marihuanën substancë ilegale, kurse Sindikata e lojtarëve (NBPA), i ka konfirmuar gazetarit amerikan që liga e NBA-së nuk do të kërkoj testimin e lojtarëve për konsum të marihuanës, që do të thotë se atyre tani do t’ju lejohet pa problem konsumi i saj.

Është e qartë, që pas kësaj jo të gjitha substancat tjera narkotike do të lejohen, e sipas Wojnarowskit do të vazhdojnë testimet me qëllim që të sigurohen që mos të ketë lojtarë që përdorin steroide dhe narkotikë tjerë.

“Kemi arritur marrëveshje me Sindikatën e lojtarëve që të zgjasim afatin kohor të testimit për marihuanë edhe gjatë sezonit 2021-2022, kurse programin tonë do ta fokusojmë në prodhimet që përmirësojnë performancën dhe drogat”, ka deklaruar zëdhënësi i ligës NBA, Mike Bass.

Dekriminalizimi i marihuanës gjatë këtij viti është tema kryesore e qeverisë amerikane gjatë takimeve të ndryshme, e mediat e atjeshme raportojnë që vrapuesja Sha’Carri Richardson është larguar nga lista e pjesëmarrësve në Lojërat Olimpike, pikërisht pasi rezultoi pozitive në testin e marihuanës.

Të ngjashme