“Ndaj Çekisë fitojmë thellë ose humbasim si burrat”

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Njëri nga themeluesit e tifogrupit të ‘Dardanëve’, Fatos Berisha, ka thënë se ndaj Republikës së Çekisë pret një rezultat pozitiv dhe fitore të thellë.

Kosovën gjatë këtij muaji e presin dy ndeshje shumë të rëndësishme dhe vendimtare për kualifikim në Kampionatin Europian ‘Euro 2020’.

Të enjtën e 14 nëntorit ‘Dardanët’ e kanë obligim vetëm fitoren dhe më pas të vendoset gjithçka ndaj Anglisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Berisha ka thënë se ndaj Çekisë fitojmë thellë me rezultatin 4-0 ose humbim si burrat, teksa ka folur edhe për përzgjedhësin, Bernard Challandes.

“E kam përcjellur Bernard Challandesin nga fillimi, është thjesht fantastik. Mënyra se si komunikon ai me futbollistët është diçka e madhe” – tha ai në ‘Rock n’Roll Football’.

“Jam i vetëdijshëm për fitoren për në Çeki. Mendoj se ose do të fitojmë thellë (4:0), ose do të humbim si burrat” – deklaroj mes tjerash Berisha.

Të ngjashme