Ndalohen dy persona për rastin e grabitjes në Shtime

C
Prishtinë | 06 Sht 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Ferizaj, 06 Shtator 2019- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinion publik se pas një punë intensive të hetuesve rajonal, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe Gjyqtarin, ka arritur të indetifikojë tre persona të dyshuar për rastin e grabitjes së ndodhur më 02 Shtator, në “Raiffeisen Bank” në Shtime.

Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar të dyshuarit me iniciale K.H., dhe A.L, të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se i dyshuari tjetër A.K., gjendet ende në arrati.

Të ngjashme