Ndërhyn policia pas ndeshjes Llapi – Trepça’89, reagojnë ndaj trajnerit mysafir (Video)

Prishtinë | 17 Mar 2018 | 17:28 | Nga

Takimi ndërmjet Llapit dhe Trepçës’89 përfundoi me rezultat të barabartë 3:3, kurse dy gola, nga një për secilin ekip u shënuan në 5 minuta te fundit të ndeshjes.

Pas përfundimit, situata u tensionua dhe gjyqtarët si dhe futbollistët mysafir nuk u lejuan të shkojnë në zhveshtore menjëherë pas ndeshjes, madje trajneri mysafir, për pak i shpëtoi konfliktit fizik me policë dhe zyrtarë të klubit vendës.

Në pamje shihet se është dashur të intevenojnë forcat e Policisë së Kosovës për të siguruar që shikuesit dhe zyrtarët e klubit vendës nuk shkaktojnë telashe, shpërndahen në mënyrë të qetë dhe lejojnë që gjyqtarët dhe futbollistët mysafirë ti drejtohen të qetë zhveshtores dhe ta përfundojnë si duhet ndeshjen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme