Ndërrimi i kursit, Kosova merr më shumë lojtarë se që i jep Shqipërisë

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Aktivizimi i futbollistëve nga Shqipëria në kampionatin e Kosovës, deri në pranim të Federatës së Futbollit (FFK) në UEFA e FIFA ishte i vogël, sa që edhe në edicionin më të bujshëm mund të numëroheshin me gishtat e njërës dorë.

Ndërkohë, klubet kosovare problemin më të madh e kishin si t’i ndalnin lojtarët më të mirë të mos iknin në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Por situata ka ndryshuar thuajse “brenda natës”. Tash kampionati i Kosovës numëron më shumë lojtarë nga Shqipëria, sesa ai i Shqipërisë lojtarë nga Kosova.

Bazuar në të dhënat për sezonin vjeshtor, plot 25 lojtarë nga Shqipëria kanë gjetur hapësirë në klubet e Kosovës, derisa numri i lojtarëve nga Kosova në Shqipëri ishte 24, por shumë prej tyre janë të rinj dhe nuk janë aktivizuar fare me skuadrat e para.

Dy janë arsyet që ka ndodhur ky ndryshim: gjendja e përmirësuar financiare e klubeve kosovare dhe korrektësia e tyre në raport me lojtarët.

Të ngjashme