Ndërrohet gjyqtari për “El Clasico”

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 11:30 | Nga Ekonomia Online

Edhe zyrtarisht, Mateu Lahoz s’do të referojë në “El Clasico”.

Ai ishte caktuar për derbin e së shtunës, por për shkak të problemeve muskulore, LaLiga është detyruar të ndërrojë gjyqtarin.

Tashmë është zyrtare se Jesús Gil Manzano do ta zëvendësojë Mateu Lahozin, raporton Gazeta Express.

Sfida në mes të Realit dhe Barçës do të zhvillohet në “Alfredo di Stefano” të shtunën nga ora 21:00.

Të ngjashme