Ndërron jetë ish boksieri Haki Gashi

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë në moshë 60-vjeçare, ish boksieri Haki Gashi.

Ai ishte themelues i klubit të boksit “Gollaku” në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur nga faqja e këtij klubi.

“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e ish boksierit së gjeneratës së artë dhe një prej themeluesit të klubit të Boksit Gollaku i cili ish një punëtor i madh i sportit ton fisnik ndjemë dhimbje të thellë edhe ne si klub për humbjen e njërit prej themeluesit te klubit ton Ngushëllime”, njofton klubi për të gjithë dashamirët e të ndjerit dhe të sportit të boksit në Kosovë.

Varrimi i të ndjerit bëhet të premten në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Me dhimbje morrem lajmin per vdekjen e ish bokserit së gjenerates së artë dhe një prej themelus te klubit të Boksit…

Posted by BoxGollaku on Friday, March 15, 2019

Të ngjashme