Ndërron jetë ish-presidenti i UEFA-s, Lennart Johansson

Prishtinë | 05 Qer 2019 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) Lennart Johansson ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Federatës së Futbollit të Suedisë, thuhet se Johansson i cili një kohë ishte në trajtim mjekësor vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.

Johansson në periudhën 1985-1990 ishte president i Federatës së Futbollit të Suedisë ndërsa nga viti 1990 deri në 2007 ishte president i UEFA-s.

Të ngjashme