Ndërron jetë ish-trajneri i Liverpoolit dhe Kombëtares së Francës, Gerard Houllier

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Një tjetër lajm i kobshëm ka ardhur nga Franca ku ka ndërruar jetë trajneri i famshëm, Gerard Houllier.

Lajmi është konfirmuar nga mediat franceze për vdekjen në moshën 73-vjeçare të ish-trajnerit francez.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij, por së fundmi ai u operua në Paris nga zemra.

Houllier drejtoi gjatë karrierës skuadra të mëdha evropiane si PSG, Lyon, Liverpoolin e Kombëtaren e Francës.

Suksesin më të madh e arriti me me gjigantin anglez Liverpool, ku në vitet 2001-2003 duke fituar Kupën UEFA dhe Superkupën e Evropës.

Gjatë jetës së tij, ai vuante nga problemet në zemër.

Në vitin 2001, ai pësoi infarkt në ndeshjen e Ligës Premier ndaj Leeds United.

Nuk kanë munguar mesazhet e ngushëllimit për familjarët nga klubet të cilët Houllier ka drejtuar për ndarjen e tij nga jeta.

Skuadra e fundit në karrierën e francezit ishte Aston Villa, ku ai e drejtoi klubin anglez në sezonin 2010/2011 dhe që nga ajo kohë nuk ka drejtuar asnjë ekip tjetër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme