Ndërron jetë kontribuesi i madh i futbollit kosovar, Nexhat Shoshi

Prishtinë | 29 Tet 2021 | 15:09 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i futbollit të Kosovës, Nexhat Shoshi.

I ndjeri ka kontribuar nga diaspora shumë për futbollin e këtushëm, si në kohërat më të vështira, e deri në periudhën e pranimit në UEFA e FIFA e po ashtu edhe pas kësaj periudhe.

Si përfaqësues i Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjermani ai vazhdimisht ishte në mbështetje të punës që po bëhej në futbollin kosovar.

Nexhati me vëllezërit dhe miqtë e tij ishin urë lidhëse në mes të FFK-së dhe Federatës Gjermane të Futbollit.

FFK-ja dhe kryetari Agim Ademi, vdekjen e Shoshit e konsiderojnë si një humbje shumë të madhe për familjen, por edhe për futbollin e Kosovës, ngase e humbën njërin nga veprimtarët e saj më të shquar në Diasporë.

Shtëpia e futbollit kosovar ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e njohën dhe e kishin mik atë. 

Të ngjashme