Ndërron jetë trajneri i futbollit Ardren Dafota

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë, Ardren Dafota, trajneri 25 vjeçar në akademinë e futbollit “Naim Kryeziu” të klubit futbollistik Vëllaznimi.

Lajmin e ka bërë të ditur skuadra Vëllaznimi përmes një njoftimi në Facebook, ku iu ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerit.

“Qytetarë të nderuar, sot në mesditë nga një sëmundje e papritur ndërroi jetë trajneri i akademisë Ardren Dafota. Kjo është një humbje shumë e madhe për KF. Vëllaznimin. Iku nga kjo jetë njeriu punëtorë e i urtë, Ardren do na mungosh miku ynë i shtrenjtë”.

Të ngjashme