Ndeshja e ardhshme e Kosovës më 13 nëntor

Prishtinë | 12 Tet 2017 | 18:16 | Nga

Federata e Futbollit të Kosovës edhe zyrtarisht ka njoftuar se kundërshtari i një miqësoreje do të jetë Letonia. Ndeshja miqësore do të zhvillohet në stadiumin kosovar “Adem Jashari” në Mitrovicë më 13 nëntor.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare që Kosova do ta zhvillojë në shtëpi, pasi ndeshjet e ciklit kualifikues në Kupën e Botës, i ka luajtur në “Loro Borici” të Shkodrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme