Ndeshja e veteranëve Kosovë-Shqipëri për nder të Pavarësisë

Prishtinë | 16 Shk 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot (e martë) zhvillohet ndeshja ndërmjet veteranëve të futbollit të Kosovës dhe veteranëve të futbollit të Shqipërisë.

Ky aktivitet organizohet nga Federata e Futbollit e Kosovës, ndërsa ndeshja fillon në orën 12:00.

Takimi ishte paraparë të zhvillohej në stadiumin “Fadil Vokrri”, por për shkak të kushteve jo të mira atmosferike, është transferuar në stadiumin e KF ‘2 Korriku’.

Në ndërkohë, për shkak të situatës me pandeminë edhe kjo ngjarje sportive do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.

Erjon Bogdani, Blendi Nallbani, Altin Lala, Alban Bushi, Geri Cipi, Ahmet Beselica, Eroll Salihu, Muharrem Sahiti, Isa Sadriu etj. – janë disa nga emrat pjesëmarrës në këtë ndeshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme