Ndeshja historike: Challandes mes befasi në formacionin zyrtar të Kosovës përballë Maqedonisë së Veriut

Prishtinë | 08 Tet 2020 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Kosova do të zhvillojë njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme që kur është pranuar në UEFA dhe FIFA, pasi luan në gjysmëfinale të play-offit të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do të jetë mysafir i Maqedonisë së Veriut, në takimin që fillon në ora 20:45 në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare, duke përzgjedhur më të mirët që kanë në dispozicion.

Bernard Challandes edhe pse me shumë mungesa në skuadër, ka vendosur që në sulm të luajë me katërshen, Zeneli, Celina, Hadergjionaj dhe Nuhiu në qendër.

Në anën tjetër, nikoqiri do të luajë në fazën ofanizve me lojtarët si, Bardhi, Nestorovski, Pandev.

Kujtojmë se cilat nga të dy skuadrat kalon në finale të play-offit të Ligës së Kombeve, do të përballen e fituesin e takimit Gjeorgji – Bjellorusi.

Formacioni startues i Maqedonisë së Veriut: Dimitrievski; Bejtullai, Belkovski, Musliu; Ristovski; Nikolov, Ademi, Alioski; Bardhi, Nestorovski, Pandev.

Foto: UEFA

Formacioni startues i Kosovës: Muric; Kololli, Aliti, Dresevic, Vojvoda; V. Berisha, Shala – Zeneli, Celina, Hadërgjonaj; Nuhiu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme