Ndeshja Kosova-Luksemburgu do të luhet në Prishtinë

Prishtinë | 08 Gus 2019 | 18:53 | Nga Ekonomia Online

Ndeshja Kosova-Luksemburgu më 14 Gusht 2019 në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet në Prishtinë.

Ndeshja do të luhet në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë duke filluar nga ora 20:30.

Një vendim të tillë Federata e Basketbollit të Kosovës e ka marr pas sugjerimeve të FIBA-s të marra menjeherë pas ndeshjes së luajtur të mërkurën mbrëma në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës.

Në ndeshjen Kosova – Britania e Madhe për shkak të ngarkesës së madhe të rrymës është ndalë semafori, që ka shkaktuar më pas edhe probleme të tjera teknike dhe organizative dhe kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet.

Federata e Basketbollit të Kosovës e falënderon qytetin e Mitrovicës dhe KB Trepçën për gatishmërinë që e kanë treguar në ndihmën organizative të këtyre ndeshjeve.

Të ngjashme