Ndeshja Kosovë–Bullgari, FFK ka një kërkesë për ata që kanë blerë biletat online

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 16:11 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës njofton të gjithë qytetarët që kanë blerë bileta online për ndeshjen Kosovë – Bullgari, se duhet ta shtypin biletën në versionin bardhezi.

Sipas FFK-së, bileta e shtypur duhet të jetë e pastër dhe teksti e kodet duhet të jenë të lexueshme në mënyrë që poseduesi i biletës të mos ketë probleme gjatë hyrjes në stadium.

“Poseduesi i biletës duhet ta ketë parasysh që ajo të mos jetë e dëmtuar”, ka njoftuar FFK.

Të ngjashme