Ndeshja Kosovë – Bullgari, shiten rreth 11 mijë bileta për një orë

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 17:57 | Nga Ekonomia Online

Pothuajse 11 mijë bileta tashmë janë shitur për ndeshjen e 25 marsit në “Fadil Vokrri” që Kosova do ta zhvillojë me Bullgarinë.

Ende pa u bërë dy orë nga hedhja online e biletave për ndeshjen e Kosovës me Bullgarinë (16:00), për kualifikueset për “Euro 2020”, pothuajse tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Express, Diturie Hoxha, zyrtare për media në Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Sipas Kompanisë që është duke e bërë shitjen e biletave, janë shitur tashmë pothuajse të gjitha. Neve na është konfirmuar nga Kompania që po bën shitjen e biletave online “tiks.app” se kanë mbetur vetëm rreth dy mijë bileta”, tha ajo.

Kapaciteti i stadiumit “Fadil Vokrri” është 13,500 ulëse dhe ashtu si në Ligën e Kombeve, djelmoshat e Kosovës do të kenë përkrahje të jashtëzakonshme nga “Dardanët” edhe në kualifikueset për “Euro 2020”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme