Ndeshja kundër Milan ishte emocionuese për Ancelottin

Prishtinë | 26 Gus 2018 | 10:53 | Nga

Napoli dhe Milan u përballën në kuadër të xhiros së dytë në Serie A, në një “triller” të fituar nga Napoli me rezultat 3:2.

Ishin “rosonerët” që kaluan në epërsi të parët madje edhe dyfishuan epërsinë, mirëpo,një ndryshim taktik i Ancelottit shfaqi një Napoli krejt tjetër i cili përmbysi rezultatin në 3:2.

Pas ndeshjes, përveç emocioneve të fitores, Carlo i kushtoi një pjesë të konferencës edhe ish skuadrës së tij dhe ish lojtarit ( Gattuso).

“Ndeshja kundër ish skuadrës sime ishte plot me emocione. Gjithashtu përballja me Gattuson….Të gjithë lojtarët janë të veçantë, por lidhja me Gennaron ishte e një lloji të veçantë” ishin fjalët e trajnerit të Napolit.

Pas xhiros së dytë Napoli grumbullon 6 pikë kurse Milan mbetet pa pikë me një ndeshje më pak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme