Ndeshja miqësore Kosovë – Suedi, më 12 janar

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Kosovës, njofton se Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e meshkujve më 12 janar do të zhvillojë ndeshje miqësore me Suedinë.

Kjo ndeshje miqësore do të zhvillohet në Doha të Katarit.

Detajet në lidhje me këtë ndeshje do të bëhen të ditura nesër (e martë, 10.12.2019) në një konferencë për media që do të mbahet në selinë e FFK-së në orën 11:00.

Të ngjashme