Ndeshja Shqipëri-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Prishtinë | 11 Nën 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena” do të startojë miqësorja mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kjo do të jetë një përballje speciale, që do t’u shërbejë të dy trajnerëve për sfidat e Ligës së Kombeve, që do të zhvillohen në ditët në vijim.

Italiani Edi Reja duhet t’i bëjë mirë llogaritë për të menaxhuar grupin dhe për të marrë më të mirën nga lojtarët e rinj, të cilët nuk kanë pasur shumë minutazh në ndeshjet e kaluara. 

Për sa i përket “Dardanëve”, ata do të drejtohen nga zv.trajneri Muharrem Saiti, për shkak se Bernard Shaland rezultoi ditën e sotme pozitiv me Koronavirus.

Formacionet zyrtare:

SHQIPËRIA: Berisha, Doka, Ismajli, Çepele, Hoxhallari, Laçi, Selhai, Ramadani, Uzuni, Seferi, Balaj.

KOSOVA: Muriq, Hadergjonaj, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Kastrati, Shala, Kryeziu, B. Berisha, Celina, Muriqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme