Ndeshje revyale për nder të legjendës Fadil Vokrri

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Të enjten nga ora 19:00 do të luhet një ndeshje revyale e futbollit mes Veteranëve dhe ekipit të Estradës, për nder të legjendës së futbollit Fadil Vokrri.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Për shkak të pandemisë ndeshja do të luhet pa shikues, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.

Nesër do të ishte ditëlindja e 60-të e Fadil Vokrrit. Vokrri vdiq më 9 qershor të vitit 2018 nga sulmi në zemër.

Të ngjashme