Ndeshje vëllazërore në vendin e “përfaqësueses së tretë” shqiptare

Prishtinë | 03 Pri 2018 | 09:28 | Nga

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë se është i mundshëm zhvillimi i një ndeshjeje miqësore ndaj Kombëtares së Shqipërisë.

Kryetari Vokrri, të hënën, për gazetën ka konfirmuar bisedimet me kryetarin e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, për aranzhimin e një ndeshjeje tjetër miqësore ndërmjet dy vendeve shqiptare, shkruan Koha Ditore. Ndeshja miqësore ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë pritet të zhvillohet më 29 maj në Zvicër.

“Kemi biseduar një herë, por jo edhe për të gjitha detajet. Është e mundshme të luhet një miqësore kundër Shqipërisë, por nuk është konkrete. Shqipëria ka një ndeshje me Ukrainën dhe ne nuk e dimë se si do të procedojmë, meqenëse ne presim të luajmë një miqësore, nëse stadiumi i Prishtinës do të përfundojë. Jemi në dilema të mëdha, jo për shkak tonin, por për shkak të stadiumit”, ka thënë Vokrri.

Në fakt, ishin mediumet e Shqipërisë që dhanë lajmin për një miqësore të mundshme ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Kanë njoftuar se ajo do të zhvillohet më 29 maj në Zvicër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme