Ndeshjet e fundit në Superligë me praninë e tifozëve

Prishtinë | 23 Qer 2020 | 21:35 | Nga Ekonomia Online

Ndeshjet e fundit të Superligës, gjegjësisht ato që luhen pas datës 28 Qershor do të jenë me praninë e tifozë.Kështu ka bërë të ditur kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti, që konfirmoi edhe zyrtarisht vendimin e qeverisë të marrë në mbledhjen e mbajtur sotme nga ora 20:00, përcjell GazetaBlic.

“Shfuqizohet: Vendimi me të cilin ndalohen aktivitetet publike dhe jo publike që kanë mundur të mbahen pa praninë publikut, tubimet sportive, konferenca, tryeza të rrumbullakëta etj”, thuhet në vendimin e para pak çasteve të publikuar nga qeveria.

Nuk dihet nëse kjo do të del të jetë një ide e qëlluar apo jo, por mbetet të shihet.

Ajo që është e rëndësishme, xhiroja e 28 në Superligë do të jetë me praninë e shikuesve, edhe pse nuk mund të mohohet se ata kanë qenë të pranishëm edhe në periudhën pandemike.

Të ngjashme