Ndeshjet e mbetura të Premierligës, në fusha të izoluara

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 15:27 | Nga Ekonomia Online

Kampionati anglez i futbollit mund ta mbyllë sezonin në mes të muajve qershor dhe korrik pa praninë e shikuesve.

Premierliga mund ta përfundojë sezonin në fusha të izoluara në qytetet qendrore të Anglisë dhe në Londër.

Ndeshjet e mbetura të kampionatit anglez pritet të luhen pa shikues, në mestë muajve qershor dhe korrik.

Shikuesit do të mund t’i shohin ndeshjet vetëm përmes ekraneve televizive, ndërsa tifozët që kanë blerë bileta do të dëmshpërblehen.

Të gjitha ligat e forta evropiane janë ndërprerë për shkak të virusit COVID-19.

Sidoqoftë, autoritetet e futbollit anglez janë të vendosur për ta mbyllur sezonin aktual për shkak të kontratave të majme që i kanë bërë me kompanitë e ndryshme.

Pra, mediumi britanik “The Independent” shkruan se ideja është që ndeshjet të luhen në fusha të izoluara dhe të sigurta, në mënyrë që të mos rrezikohet shëndeti i futbollistëve dhe zyrtarëve të tjerë të ndeshjeve./GE

Të ngjashme