Ndeshjet e Serie A së Italisë pritet të luhen pa shikues shkaku i koronavirusit

Prishtinë | 04 Mar 2020 | 16:31 | Nga Ekonomia Online

Ndeshjet e Serie A së Italisë pritet të luhen pa shikues në tentim për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të koronavirusit.

Këtë e ka thënë Ministri i Sportit i Italisë, Vincenzo Spadafora.

“Ne jemi duke shkuar në atë drejtim”, ka thënë Spadafora për mediumet italiane, kur është pyetur nëse qeveria italiane po mendon të ndalojë prezencën e tifozëve në stadiume.

Qeveria muajin e kaluar ndalojë ngjarjet në regjionet më të prekura, në veri të vendit. Deri më tash, dhjetë ndeshje të Serie A së Italisë dhe dy të Kupës së Italisë janë shtyrë.

Mirëpo, koronavirusi është përhapur dukshëm në Itali, ku janë regjistruar 79 të vdekur dhe 2502 të infektuar. Qeveria italiane po mendon të marrë masa të reja.

Qeveria e qytetit të Torinos vendosi të shtyjë ndeshjen mes Juventusit dhe Milanit, ndeshje e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, pasi nuk ishte në gjendje të fuqizojë vendimin për të ndaluar prezencën e tifozëve nga rajonet e prekura.

Ndeshja e të enjtes e Kupës së Italisë mes Napolit dhe Interit, po ashtu është shtyrë.


Deri më tash krerët e Serie A kanë preferuar të shtyjnë ndeshjet, në vend se të lejojnë zhvillimin e tyre pa shikues.


Por, me një orar të stërngarkuar, liga po mbetet pa data për të aranzhuar ndeshjet e shtyra.

Të ngjashme