Ndodh befasia, Halep eliminohet nga Wimbledoni

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 16:50 | Nga

Simona Halep është eliminuar në të 1/16 e finales së Wimbledon-it pasi u mposht nga Su Wei-Hsieh me rezultat 2:1 në sete.

Numrit një në botë u eliminua pas gati dy ore e gjysmë lojë, ndonëse ishte në avantazh prej 1:0 në sete.

Pavarësisht disavantazhit, numri 48 në ATP u kthye duke e mundur rumunen, 3:6, 6:4, 7:5.

Në fazën tjetër tenistja nga Tajvani do të luajë me fituesen e ndeshjes mes Dominika Cibulkova dhe Elise Mertens.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme