Ndodh edhe kjo në Itali, Udinese paraqitet në fushë me 11 fanella të ndryshme

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 15:34 | Nga

Skuadra italiane Udinese është përkujdesur për të befasuar gjithë opinionin sportiv në botë.

Në sfidën ndaj Lazios në kuadër të javës së 31-të në Serie A, friulanët kanë zbritur në fushë me 11 fanella të ndryshme.

Fanellat ishin të gjitha tradicionale të Udineses të veshura ndër vite me vijat bardh e zi.

E gjitha kjo ndodhi pasi Udinese do t’i qesë në ankand të gjitha këto fanella dhe paratë e fituara nga shitja e tyre do të përdoren për bamirësi.

“Është e vërtetë që ëndrrat nuk kanë çmim, por një ankand mund të ndihmojë për t’i bërë realitet ato. Faleminderit të gjithëve për kontributin tuaj”, ka shkruar Dacia në ‘Twitter’, që është sponsori zyrtar i klubit.

E për fanellat e mbathura ndryshe, Udinese ka pasur leje nga FIGC pasi ato nuk duhet domosdoshmërish të jenë të njëjta, mjafton të jenë një ngjyrë dhe të dallueshme.

Gjesti i bërë nga klubi friulan ka marrë mbështetje të madhe nga të gjithë adhuruesit e futbollit.

Çmimi i një fanelle fillon nga 500 euro dhe ato vazhdojnë të jenë në ankand në faqen zyrtare të Dacias.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme