Ndodhi edhe kjo në futboll, futbollisti kroat vret pulën që hyri në fushën e lojës

Prishtinë | 06 Nën 2019 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Futbollisti kroat, Ivan Gazdek e ka bërë skandalin e radhës në futbollin kroat.

Gazdek u ndëshkua me karton të kuq pasi vrau një pulë që kishte hyrë në fushën e lojës gjatë një ndeshjeje gjysëmprofesionale.

Një video publikuar në rrjetet sociale shihet futbollisti gjysmëprofesinal i cili ishte ëruar shumë me ato pula dhe i kishte ndjekur ato.

“Më besoni, nuk ishte e qëllimshme. Rezultati nuk ishte aspak i sigurt në ato momente dhe ndeshja u desh të ndalet. Terreni ishte plot me fekale, këto janë kushte johigjienike”, u shpreh Gazdek.

“Unë vrapova drejt pulave për t’i frikësuar ato, e lëviza këmbën dhe e vrava njërën në mënyrë aksidentale, ta hajë dreqi”, përfundoi Gazdek.

Më poshtë mund ta shikoni videon e skandalit


Të ngjashme