Ndonëse historia nuk e favorizon, Anglia është e përkushtuar për fitore

Prishtinë | 03 Kor 2018 | 12:31 | Nga

Asnjë kampion i kaluar nuk ka mbetur në anën e shortit ku është Anglia. Vetëm një përfaqësuese është më lart e ranguar.

Skuadra e re e uritur, nuk duket e brengosur nga dështimet e kaluara, ndërsa udhëhiqet nga një sulmues që po synon të bëhet më i miri. Çka mund të shkojë keq për Anglinë?

Nëse historia luan rolin e saj, atëherë shumë gjëra mund të shkojnë keq. Anglia ka fituar vetëm dy ndeshje nokauti në botëror që nga ditët e mira që pati në botërorin e vitit 1990. Ka fituar ndaj Danimarkës në vitin 2002 dhe ndaj Ekuadorit katër vjet më vonë.

Përjashto shkëlqimin në vitin 1966, anglezët nuk kanë mposhtur skuadër të nivelit të lartë në fazën nokaut të botërorit. Penalltitë janë një gjë tjetër që nuk “flet” në favor të anglezëve. Asnjë vend nuk ka humbur më shumë se Anglia ndeshje në Kupë të Botës që janë vendosur me penallti. Anglia ka dështuar tri herë nga penalltitë, aq sa edhe Italia e Spanja. Në total kanë humbur gjashtë prej shtatë ndeshjeve që janë vendosur me penallti në ngjarje të mëdha…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme