Ndryshimi i madh i përfaqësueses së futbollisteve

Prishtinë | 30 Gus 2018 | 08:53 | Nga

Në prill të vitit të kaluar përfaqësuesja A e Kosovës në futboll (femrat) e mbylli ciklin e parë kualifikues, atë për kampionatin botëror që mbahet në verën e vitit të ardhshëm në Francë.

Kosova, që përbëhej kryesisht nga lojtare të klubeve të vendit, i humbi të tri ndeshjet në turneun parakualifikues që u zhvillua në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.

Por ndryshime të mëdha janë bërë në ekipin përfaqësues prej atëherë. Drejtuesit vlerësojnë se cilësia është ngritur ndjeshëm, para së gjithash për shkak të ardhjes së shumë lojtareve që bëjnë karrierë në Evropë.

Plani është që deri në fillim të ciklit të ardhshëm eliminator, ai për evropianin e vitit 2021, përfaqësueses t’i bashkohen edhe futbolliste të tjera cilësore. Ciklin e ardhshëm Kosova e luan në prill të vitit tjetër

Të ngjashme