Ndryshojnë rregullat për fanellat në NBA

Prishtinë | 19 Kor 2017 | 12:33 | Nga

Janë bërë disa ndryshime në rregullat për fanellat e klubeve të Ligës së Basketbollit Amerikan (NBA) të cilat do të mbahen gjatë sezonit të ardhshëm.

Në deklaratën e publikur në faqen zyrtare të NBA thuhet se do të ketë disa ndryshime në rregullat për fanella për klubet si dhe në fanellat të cilat do të mbahen nga basketbollistët gjatë sezonit 2017-2018.

Sipas kësaj, klubi nikoqir përveç fanellës së zakonshme të ngjyrës së bardhë mund të zgjedhë njërin nga 4 opsionet ndërsa edhe skuadra mysafire mund të zgjedhë fanellën me një ngjyrë tjetër nga ajo që është zgjedhur nga klubi nikoqir.

Në deklaratë më tej thuhet se fanellat e zakonshme të bardha do të lançohen me emrin “Association Edition” dhe atyre të klubeve mysafire me emrin “Icon Edition”, kurse dy opsionet e tjera të fanellave do të publikohen në vjeshtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu përveç katër opsioneve të fanellave bëhet e ditur se 8 skuadra të NBA-së gjatë këtij sezoni mund të zgjedhin një lloj tjetër të fanellave të quajtur “Classic Edition”.

Prodhuesi i ri i fanellave të NBA-së, kompania NIKE njoftoi se fanellat e reja po përgatiten në bazë të kërkesave të basketbollistëve të kësaj lige.

Kompania bën të ditur se fanellat e reja të cilat janë dizajnuar sipas ritmit dhe lëvizshmërisë së shpejtë të basketbollistëve do ta thithin djersën 30 për qind më shpejtë dhe se do të thahet 15 për qind më shpejtë.

NBA në muajin qershor të vitit 2015 nënshkroi marrëveshje 8 vjeçare me kompaninë NIKE për fanella dhe veshje e cila do të fillonte nga sezoni 2017-2018.

Fanellat e basketbollistëve të NBA-së nga viti 2006 e deri në vitin 2017 janë prodhuar nga kompania ADIDAS.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme