Ndryshon afati kalimtar i verës në Itali

Prishtinë | 08 Qer 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit të Italisë ka konfirmuar se afati kalimtar i verës në Itali do të hapet me 1 shtator dhe do të mbyllet me 5 tetor të këtij vitit.

Merkato duhej të hapej me një korrik dhe të përfundojë me 2 shtator, por pandemia e koronavirusit ka bërë që të shtyjë gjithçka.

Tani ekipet e Italisë do të jenë në gjendje të regjistrojnë futbollistët vetëm nga 1 shtatori deri më 5 tetor.

Gjithashtu është konfirmuar se afati kalimtar i janarit do të rihapet më 4 janar dhe do të mbyllet me 31 janar.

Të ngjashme