Këtë fundjavë, në Superligën e Kosovës janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 14-të.
KF Ballkani dhe KF Llapi kanë ndarë pikët duke barazuar 1:1 në Therandë.
Një ndeshje interesante është zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku KF Feronikeli kanë mposhtur FC Prishtinën, 2:3.
Fitore këtë xhiro ka shënuar edhe Gjilani, që në udhëtim 0-3 mposhti Vushtrrinë.
Pas 14 xhirove, KF Gjilani dhe KF Ballkani ndajnë vendin e parë me nga 30 pikë, të ndjekura nga Drita me 27.
FC Prishtina renditet në vendin e katërt me 24 pikë.
Katër skuadrat e fundit në tabelë janë Ferizaji,Flamurtari, Vushtrria dhe Dukagjini.