Në Brazil, futbolli i kombinuar me pingpong po bën bujë

Prishtinë | 06 Gus 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Që nga futbolli i luajtur 200 vjet Para Erës Sonë e deri më sot, janë shpikur forma të ndryshme të lojës së bukur.

Nga futbolli i sallës i njohur si futsal e deri te futbolli i rërës, janë disa nga format. Por zbulimet së fundi kanë përfshirë më tepër sporte të tjera, si footgolfi e footvolley. Variante të ndryshme të futbollit po shpiken në mënyrë konstante, raporton CNN.

I fundit është Teqball; që është shpikur në Hungari dhe ka pushtuar tashmë vendin e çmendur pas futbollit, Brazilin, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ideator është ish-futbollisti Gabor Borsanyi, që bashkëthemeloi lojën me biznesmenin Gyuri Gattyan dhe shkencëtarin e kompjuterëve, Viktor Huszar. Loja përfshin futbollin në një fushë të lojës që i ngjason tavolinës së pingpongut.

Luhet në konkurrencë individuale dhe në çifte. Kërkohet që lojtari të bëjë një prekje për të kontrolluar topin dhe të kthejë atë më pas në drejtim të kundërshtarit në anën tjetër të tavolinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme