Në çerekfinale të Grand Prixit, Krasniqi përballet me xhudisten serbe

Prishtinë | 05 Pri 2019 | 11:43 | Nga Ekonomia Online

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, do të përballet me xhudisten serbe Andrea Stojandinov, në çerekfinale të Grand Prixit të Turqisë.

Për t’u kualifikuar në finale, në rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Nora Gjakova e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk.

Gjakova e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa për të ardhur deri në këtë pikë xhudistja serbe u detyrua të fitojë kundër rumunes Monica Ungueranunë rundin e parë dhe kinezes Yao Xiong në rundin e dytë.

Për herë të fundit, xhudistja kosovare fitoi medalje në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, në shkurt të këtij viti. Ndërsa, në garat e tjera që u zhvilluan këtë vit, Krasniqi pushoi.

Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne, dhe do të garojë në ditën e parë të tij, pra të premten.

Përveç garës për medalje, Krasniqi do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.

Javën e kaluar, Kosova i fitoi dy medalje të arta në Grand Prix të Gjeorgjisë para një jave, falë Nora Gjakovës dhe Loriana Kukës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme