Në Ditën Olimpike fëmijët garojnë në vrapim

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka organizuar Ditën Olimpike në 25 komuna të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Vajzat ishin të parat që nisën garën për të vazhduar më tej më djemtë.

Për t’i përshëndetur fëmijët prezent ishte edhe kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj shprehu kënaqësinë që sot së bashku me fëmijët të fillojnë mini – maratonën, duke e vlerësuar si një moment shumë të veçantë vrapimin me ta.

“Ndjenjë e mirë të fillosh vrapimin me fëmijët tanë, të ardhmen e shtetit tonë, në këtë mini – maratonë”.

Në kategorinë e meshkujve (Prishtinë) vendi i parë i takoi, Rin Ahmetit, i dyti Flamur Bulliqi, ndërsa i treti përfundoi Erion Beha, ndërsa tek femrat vendin e parë e zuri: Medina Fejza e ndjekur nga Erisa Avdullahu dhe Medina Bilalli.Të gjithë fëmijët në të gjitha komunat morën fanella, medalje për pjesëmarrje dhe për tri vendet e para.    

Të ngjashme