Në fundjavë, Kosova i luan dy miqësore me Shqipërinë

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 09:27 | Nga Ekonomia Online

Pas dy miqësoreve të zhvilluara javën e shkuar në Bratisllavë ndaj Sllovakisë, Kosova këtë javë do t’i luajë edhe dy miqësore të tjera. Kosova këtë herë për kundërshtare në kuadër të përgatitjeve për fazën e tretë parakualifikuese për “Eurobasket 2021”, që nis muajin tjetër, do të ketë Shqipërinë, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të mërkurën.

Ndeshjet do të luhen të premten dhe të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Të dyja do të nisin në orën 19:00 dhe të dyja do të jenë me dyer të mbyllura për publikun, me kërkesën e përzgjedhësit Damir Mullaomeroviq, shkruan sot Koha Ditore.

“Këto dy miqësore vëllazërore me Shqipërinë do të ndihmojnë përzgjedhësin Damir Mulaomerviq të shohë formën e lojtarëve dhe njëherësh që ‘Dardanët’ të përgatiten sa më mirë për ndeshjet parakualifikuese për ‘Eurobasket 2021′”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga FBK-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme