Në këto shtete europiane futbolli po luhet me tifozë dhe në këto shtete pa tifozë

Prishtinë | 14 Qer 2020 | 17:47 | Nga Ekonomia Online

Asosacioni i Klubeve Europiane të futbollit (ECA) së fundmi kanë përditësuar të dhënat lidhur me kampionatet europiane të futbollit, transmeton Gazeta Metro.

ECA ka publikuar një foto duke treguar se në cilat vende ka rifilluar futbolli pa tifozë dhe me tifozë, pas një pauze tre mujore shkaku i koronavirusit.

Në vendet si Kosova, Shqipëria, Gjermania, Turqia e Spanja tashmë ka filluar futbolli, mirëpo pa praninë e tifozëve, ashtu si pritet të rifillojë edhe në Angli.

Ndërkaq, në vendet si Rusia, Serbia, Mali i Zi e Danimarka, futbolli ka filluar me praninë e një numri të caktuar tifozëve.

Bjellorusia mbetet vendi i vetëm europian që nuk ka asnjë numër të caktuar të tifozëve dhe futbolli atje nuk ka pauzuar fare.

Ndërkaq, në vendet si Belgjika, Franca, Holanda, Uellsi e Bosnja, është marrur vendimi që sezoni të përfundohet.

Në pritje të një vendimi mbeten Andorra, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut dhe San Marino.

Të ngjashme