“Kampionatet Evropiane mund të jenë nisje të karrierës dhe UEFA Euro 2016 nuk ishte më ndryshe – Kemi zgjedhur tetë futbollistët jeta e të cilëve ndoshta nuk do të jetë më e njëjtë”, thuhet në përshkrimin e UEFA-s.

Ajeti zhvilloi dy ndeshje për kuqezinjtë në Euro 2016 dhe me performancat që pati bindi ekipin e Torinos për ta transferuar duke nënshkruar kontratë tre vjeçare, pas largimit nga Frosinone në fund të sezonit, transmeton Koha.net.

“Para Euro 2016: U largua nga Serie A me Frosinonen.
Një kampanjë dramatike për mbrojtësin, që shikoi ndeshjen hapëse ndaj Zvicrës nga banka rezervë, që më pas pësoi një tronditje ndaj Francës pas një performance impresive. Ai u zgjodh lojtari i ndeshjes me në fitoren historike ndaj Rumanisë dhe më pas iu bashkua Torinos”
, thuhet në përshkrimin që i bëri UEFA Ajetit.

Në listën e UEFA-s përpos Ajetit janë edhe:
  • Raphaël Guerreiro (Portugali)
  • Hal Robson-Kanu (Uells)
  • Nolito (Spanjë)
  • Michael McGovern (Irlanda Veriore)
  • Hannes Halldórsson (Islandë)
  • Michał Pazdan (Polonia)
  • Thomas Meunier (Belgjika)