Në Mitrovicë luhet dueli i skuadrave në krizë

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 08:42 | Nga

Trepça ’89 dhe Ferizaj janë në krizë të rezultateve. Në gjashtë xhirot e para të këtij edicioni në Superligë të dy ekipet kanë shënuar nga një fitore, shkruan sot Koha Ditore.

Fitoren e radhës synojnë ta arrijnë të premten (sot, 15:30) në duelin që do ta kenë kundër njëra-tjetrës në “Riza Lushta” në Mitrovicë, në kuadër të xhiros së shtatë të elitës së futbollit kosovar.

Trepça ’89 është në pozitën e tetë me gjashtë pikë, kurse Ferizaj në pozitën e parafundit me katër pikë.

Futbollisti i skuadrës mitrovicase, Muharrem Jashari, pret fitore ndaj Ferizajt për të kthyer motivin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme