Në muajin e parë të tij në elitën e futbollit ukrainas, Betim Halimi zgjedhet lojtar i muajit

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Betim Halimi e ka nisur mjaftë mirë aventurën në kampionatin ukrainas.

Vetëm një muaj më parë që nga prezantimi i tij, me Olimpik Donetskun, Halimi ka nisur të lë gjurmë.

Ish-portieri i Vllaznisë së Pozharanit dhe Dritës së Gjilanit, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit mars, nga votat e tifozëve.

“Betimi luajti në tri ndeshje me Olimpikun, duke treguar vetën në ndeshjet me Arsenalin, Alexandrian dhe Dynamon e Kievit, ndaj të cilave e shpëtoi disa herë skuadrën e tij”, shkruan “olimpik.com.ua”, përcjellë Klan Kosova.

Olimpik garon në elitën e futbollit ukrainas.

Të ngjashme